Më herët ju kemi treguar për vendet më të pazakonshme dhe më unike, të cilat ekzistojnë në botë. Ju kemi treguar për ata që është e ndaluar të vizitohen dhe për ata që duhet patjetër t’i shihni një herë. Epo tani është radha të flasim për njerëzit më unik në botë, të cilët njihen si rastet një në një milion.
Fillojmë me Mejsi Kure. Nëse dikush mund t’i shikojë njerëzit nga lart-poshtë, ajo është Mejsi. 17-vjeçarja e cila është e gjatë 208 centimetra. Por gjatësia e saj nuk është ajo që në vitin 2020 e ka futur në librin e rekordeve Guinness, janë këmbët e saj. Mejsi ka këmbë mjaft të gjata prej 135.3 centimetra dhe deri tani askush nuk ka arritur ta thyejë këtë rekord.
Këmbët e saj e përbëjnë 60 përqind të të gjithë trupit të Mejsit. Dhe padyshim se me këto këmbë ajo përballet me disa vështirësi, si përshembull të futet në makinë, ose të zgjedh veshjet e duhura. Por ajo i shfrytëzon ata kur vjen puna te sporti. Mejsi është volejbolliste, ndërsa gjithashtu ka ëndërr që të futet në librin e rekordeve si modelja me këmbët më të gjata. Epo i urojmë fat.
– Zang Rufe, gruaja 100-vjeçare e cila jeton në Kinë, ia surprizuar njerëzit, edhe pse nuk e ka bërë me qëllim. Pasi në kokën e saj ka brirë. Në vitin 2009 në pjesën e majtë të kokës së saj, filloi t’i paraqitej një shenjë, e cila me kalimin e kohës iu rrit, derisa mori formën e bririt.
Normalisht kjo nuk do t’i bënte problem, por kjo pjesë i është rritur deri në 6 centimetra. Kjo gjyshe në fillim kishte probleme pasi thoshte se i pengon gjatë gjumit, por më vonë është mësuar të jetojë me atë, ndërsa ka refuzuar edhe që të operohet dhe ta largojë.
Në videon në vijim mund të shini 12 personat më të rrallë dhe më unik, për të cilët ndoshta nuk keni dëgjuar asnjëherë.