[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Një miliard gra dhe vajza” nesër në Prishtinë



Të martën në kryeqytetin e Kosovës, do të organizohet fushata One Billion Rising, si protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Evenimenti do të fillojë në ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, njofton Klan Kosova.

Sipas statistikave një në tri gra në planet, dhunohet apo rrihet gjatë jetës së saj që do të thotë një miliard gra dhe vajza.

Për këtë arsye çdo shkurt në shumë vende të botës organizohet “One Billion Rising”, në mënyrë që të gjithë të tregojnë që janë kundër dhunës që përjetojnë gratë e vajzat në gjithë botën.

Këtë vit gratë dhe vajzat në Kosovë, do të ngiten në solidaritet kundër shfrytëzimit të grave.

Një Miliard Gra dhe Vajza, është organizuar nga: Artpolis në bashkëpunim me: Cel Kosovo, Kosova Women’s Netëork, Kosovar Youth Council, PEN, Qendra Kosovare për Studime Gjinore si dhe Youth Initiative for Human Rights.