Sot janë bërë një javë që kur Qeveria e Kosovës ka marr vendim të “izolojë” Kosovën dhe qytetarët me masa.
Sipas vendimit të qeverisë, ora policore është nga 22:00 deri në 05:00.Kurse, lokalet mund të jenë të hapura deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet deri në 20:30.
Sipas këtij vendimi qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese .Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.
Krejt këto masa ishin marrë te premten e e 21 janarit vetëm që të ulet numri i rasteve me Covid, por duket se ka ndodhur e kundërta.Brenda këtyre ditëve vetëm janë rritur rastet me vdekje dhe me infektim.
Vetëm sot katër janë shënuar katër vdekje dhe mbi 3,600 raste të reja. Numra të ngeshëm thuajse ka pasur çdo ditë.E, aktualisht në Kosovë janë 31,021 raste aktive me koronavirus.
Deri më tani, të vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës janë 804,251 persona.
Po kështu, gjatë ditës së sotme Ministria e Arsimit , njoftoi se aktualisht të infektuar me covid-19 janë 6,700 nxënës si dhe 1,489 mësimdhënës.
MASHTI ka bërë thirrje që të vaksinohen fëmijët nga mosha 12 vjeçare si një formë për luftimin pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, sa i përket çështjes së menaxhimit me pandeminë e koronavirusit.Krasniqi ka thënë është e pakuptimtë masa e Orës Policore për qytetarët, meqë ‘virusi nuk është karakter mitik, që zgjohet natën e fle ditën. Ka edhe një telashe tjetër sa i përket masave”.
”Ta zëmë, ne jemi i vetmi vend që kemi Orë Policore pa ndërprerë sa e sa muaj. Është e pakuptimtë, dhe kjo Orë Policore nga mesnata tashmë është kthyer nga ora 22.00, që e vështirëson realisht në kuptimin mental, përcepsional të qytetarëve për sa i përket gjendjes që e kemi. E po ashtu virusi nuk është një karakter mitik, që ngritët natën e fle ditën. Por, është në prezencën tonë gjatë gjithë kohës”.
Kurse, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, vlerëson se ekzekutivi duhet të ndryshojë masën për hyrjen në Kosovë me dozë të tretë të vaksinës ndaj COVID-19 dhe e njëjta masë të zëvendësohet me bërjen e testeve rapide falas në kufi.
“Masat e fundit dhe sidomos kërkesa për dozën e tretë të vaksinës ka qenë e panevojshme në këtë fazë, pasi edhe me dy vaksina qytetarët po arrijnë të infektohen sërish me COVID-19. Kam kërkuar që kjo masë të ndryshohet dhe të ofrohen teste rapide në kufij falas, pasi edhe saktësia e tyre është e lartë dhe e shpejtë”.
Reshitaj theksoi se kjo masë është e pavend, pasi qytetarët në vend ende nuk janë vaksinuar në shumicë me këtë dozë.
“Ka ende diskutime në arenën ndërkombëtare se a duhet të vaksinohen të gjithë qytetarët me dozën përforcuese dhe të mos harrojmë që këto doza janë të domosdoshme për kategoritë më të rrezikuara. Kur ne si vend nuk kemi arritur që të vaksinojmë në masë qytetarët me tri doza dhe t’u kërkojmë qytetarëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera, është e pavend”, tha Reshitaj.
Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Agim Shahini, ka treguar se sa janë dëmtuar bizneset e vendit nga masat e reja të vendosura nga qeveria për menaxhimin e situatës më COVID-19.
Ai ka thënë se masat e vendosura në pikat kufitare të vendit, paraqesin ndikim negativ për të gjithë bizneset që dëshirojnë të operojnë edhe jashtë.
“Këto rregulla i vlerësojmë se janë të ngarkuara me një kërkesë të panevojshme dhe kaq të madhe. Kjo pasi një person që i ka dy vaksina kundër COVID-19 pse do të duhej t’i kërkohej testi, si dhe kundërta pse duhet t’i kërkohen dy vaksina një personi që e ka testin për COVID-19.Këtë drejtim nuk është problemi vetëm tek bizneset, sepse, maunet dhe shoferët mund të lëvizin. Por, qytetarët dhe biznesmenët që mund të lëvizin për të kontraktuar mall duhet të iu nënshtrohen këtyre rregullave”./Botapress.info/.