Një person ka vdekur si pasojë e Koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit ne Kosovë.Janë regjistruar vetëm 7 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 147 persona. Brenda ditës së fundit, janë vaksinuar 2.915 persona.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
04 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës.Nga 2.295 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.711.Në total numri i rasteve aktive është 11.511.