[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Një i vdekur në Palermo si pasojë e motit të ligë



Moti i keq që e ka përfshirë qe disa ditë Italinë qendrore, ka shkaktuar një viktimë në qytetin e Palermos.

Reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë rezultuar me dalje nga shtrati të lumenjve dhe dëme të mëdha në rajonet e Sicilisë dhe Kalabrisë.

Dalja nga shtrati i lumit në provincën e Palermos, i ka marrë jetën një personi gjatë kohës sa ai po udhëtonte me makinën e tij, ndërkohë shumë vetura tjera kanë mbetur të bllokuara shkaku i mbylljes së rrugëve.

Kryetarët e bashkive dhe komunave u kanë këruar banorëve të mos lëvizin nga banesat, kurse edhe mësimi është ndërperë.