Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar 1 viktimë si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ndërsa janë shëruar 8 persona. Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 819 raste të infektuara me COVID-19.
Ndërsa, janë raportuar edhe 2 mijë e 262 viktima. 105 mijë e 405 persona janë shëruar nga ky virus./Botapress/