Një grua është arrestuar dje në Istog, pasi që dyshohet se ka shqetësuar një zyrtar policor, duke e ndjekur e telefonuar.
Sinjali mëson se e dyshuara, e cila edhe më parë kishte rast të hapur në Polici për ngacmim ndaj një burri, gjithë ditën e ka përcjellë zyrtarin policor nga pas, e po ashtu e ka telefonuar në numrin e tij personal disa herë.
Kjo ka bërë që ai ta denoncojë rastin në Polici, me ç’rast e dyshuara është shoqëruar në stacion policor.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me urdhër të prokurorit, ndaj 47-vjeçares është iniciuar rasti për veprën ‘Ngacmim’./Botapress.info/