[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Një gjykatë amerikane ka suspenduar përkohësisht vendimin e presidentit Donald Trump



Botapress, 29 janar – Një gjykatë amerikane ka suspenduar përkohësisht vendimin e presidentit Donald Trump, për depërtimin e atyre që kanë viza dhe bllokimin e refugjatëve nëpër aeroporte

Unioni Amerikan për Liri Civile, ngriti një padi kundër urdhrit të nënshkruar nga Trump të premten.

Ata raportuan se deri në 200 vetë janë arrestuar nëpër aeroporte.

Mijëra njerëz kanë protestuar kundër vendimit të Trumpit për refugjatët.

Urdhri ekzekutiv i presidentit ndalon programet e refugjatëve në SHBA, dhe gjithashtu ndalon udhëtimin për 90 ditë të qytetarëve nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.