Një asteroid gjigant pritet të kalojë shumë pranë Tokës sonte

Një asteroid gjigant në madhësinë e një autobusi do të fluturojë 3,400 km larg Tokës mbrëmjen e së enjtes. Kjo është distanca e katërt me e afërt me Tokën në histori.

I njohur si “2023 BU”, ky shkëmb hapësinor u zbulua nga shkencëtarët e NASA-s të shtunën dhe pritet të kalojë pranë sipërfaqes së planetit tonë rreth orës 1:30, mëngjesin e së premtes.

Asteroidi pritet të ketë një shpejtësi prej 33,000 mph në një distancë prej 10,500 km nga qendra e Tokës.

Eventin hapësinor mund ta ndiqni në një transmetim nga Virtual Telescope Project (VTP) në Itali që pritet të nisë mbrëmjen e sotme në orën 21.15.

2023 BU është aq i vogël në terma hapësinorë sa nuk mund të shihet me sy të lirë. Për këtë arsye, ai do të vëzhgohet nga teleskopë të mëdhenj e të fuqishëm si ata të VTP në Ceccano./Botapress.info/

ngjashme