[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Një ajsberg gjigant po shkëputet nga Antaktida



Një ajsberg me madhësi gjigante, i madh sa Delaware apo ishulli i Trinidad dhe Tobago, po shkëputet nga Antarktidës.

Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët në Universitetin e Swansea, në Wales.

Thyerja e akullit ishte evidentuar vite më parë, por ritmi i shkëputjes ka përshpejtuar ndjeshëm gjatë muajit dhjetor dhe tashmë e cacra ka arritur në një gjatësi prej 80 kilometrash.

Nëse akulli arrin të shkëputet, ajsbergu do të ndryshojë në mënyrë dramatike peizazhin e Gadishullit Antarktik.