[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nitaj: Gjykata shtyu vendimin për Haradinajn për shkak të dosjeve të Serbisë



Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka deklaruar se Gjykata e Colmarit nuk ka pasur asnjë arsye ta shtynte vendimin për Ramush Haradinajn.

Ai ka deklaruar se kjo gjykatë i ka pasur të gjitha argumentet që lideri i AAK-së të lirohet sot, por që sipas tij këtu ndikim të madh ka dosja e dërguar nga Serbia.

“Nuk ka pasur asnjë arsye të shtyhet vendimi, Hardinaj është dashur të lirohet sot, por kjo çështje po zgjatet për shkak të materialeve të dorëzuara nga Serbia. Pra duhen disa ditë që të analizohen këto dosje, dhe vendimi do të merret me 2 mars”, u shpreh Muharrem Nitaj për rtv21 transmeton lajmi.net.

Hardinaj pak çaste më parë deklaroi se ekstradimi i tij në Serbi do të ishte absurditet.