[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

NISMA uron qytetarët për ditën e Pavarësisë së Kosovës



NISMA për Kosovën uron gjithë qytetarët e Kosovës për festën e 17 shkurtit, ditën e Pavarësisë së Kosovës.

NISMA për Kosovën, në këtë ditë të veçantë për vendin, përkujton me qindra mijëra dëshmorë që dhanë jetën për lirinë e vendit, dhe falënderon bashkësinë ndërkombëtare për kontributin e dhënë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në këtë ditë duhet të përkulemi para Komandantit legjendarë të UÇK-së, Adem JASHARI dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, ku si rezultat i gjakut të tyre dhe luftës së shenjtë të UÇK-së, ne sot gëzojmë lirinë.

Dita e Pavarësisë së Kosovës është një festë motivuese për angazhimin tonë në shtetndërtim. Urime!