Subjekti politik, Nisma Socialdemokrate, ka reaguar pas marrëveshjes për targat.Në reagimin e tyre për media thuhet se NISMA Socialdemokrate që nga fillimi i ka dhënë mbështetje institucioneve të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat.
Ata theksojnë se është shqetësuse mostrasparenca në këtë proces, pasi ende nuk është bërë publike marrëveshja e plotë.
“Nisma Socialdemokrate është e indinjuar me barazimin që i është bërë Njësisë Speciale të Kosovës me kriminelët serbë, të cilët kanë vendosur bllokada duke bllokuar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Faktikisht përmes kësaj marrëveshje qeveria Kurti ka pranuar që në veriun e Kosovës të ushtroj sovranitetin edhe qeveria e Serbisë”.Postimi i plotë: