[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

NISMA mirëpret lirimin e kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj



 

 

NISMA për Kosovën mirëpret dhe përshëndet vendimin e Gjykatës së Kolmarit, për lirimin e kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj, duke e çliruar atë nga të gjitha akuzat e paraqitura nga autoritetet e Serbisë.

NISMA konsideron se lirimi i Haradinajt është një fitore ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat çdo herë kanë synuar të destabilizojnë Kosovën, dhe të barazojnë luftën e UÇK-së me krimet e regjimit të Millosheviçit.