[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nisma, akuzon pushtetin lokal se ka shkaktuar kaos në arsimin e Prizrenit



Qeveria e të denuarit për krim dhe korrupcion Ramadan Muja në Prizren, vazhdon politizimin si dhe degradimin e Arsimit në këtë qytet, si rezultat i kësaj jo rastësisht kemi raportin e PISA-së, raport ky që vë në sfond gjendjen e përgjithshme dhe të mjerueshme, të arsimit në Kosovë. Vendosshmëia e qeverisë në ikje në Prizren, në vazhdimin e politizimit të shkollave edhe në këtë vit zgjedhor, ku bandat parapolitike të udhëhequra nga kryetari i deges së PDK-së në Prizren, tash e shtatë vite shkollen “Naim Frashëri” në fsh. Vlashnje dhe Kobajë, e ka lënë me ushtrues detyre edhe pse në të gjitha konkurset për shtatë vite konkurojnë kandidat me përgatitje profesionale që plotësojnë kriteret e konkursit, por që nuk janë nën tutelen e njësive parapolitike të PDK-së.

Përpos politizimit të arsimit, shqetësim tjetër nëpër shkolla është edhe elementi i pasigurisë së madhe për nxënësat e shkollave në Prizren, ku prindërit detyrohen të paguajnë sigurime private për fëmijet e tyre, krejtë kjo si rezultat i mungeses së çasjes dhe vizionit të qeverisë komunale për këtë fenomen, i cili tashmë ka përmasa teper shqetësuese në tërë komunen e Prizrenit, ku qytetaret nuk ndjehen të sigurt as edhe në shtëpitë e tyre, nga njerëzit me maska të cilet rrezikojnë pasurinë dhe bizneset e qytetarëve, siç ishte edhe rasti i mbrëmshëm në fsh. Reqan. Qeveria Komuale në Prizren, e vërbuar pas pushtetit dhe projekteve të mëdha mashtruese që po i proklamon ditëve të fundit, mbi 80% të hapësirave publike i ka lënë pa ndriqim, me ç’rast qytetarët ndjehen të pasigurtë për të levizur naten, kjo vetvetiu nënkupton se Prizreni i cili ka qenë qytet model për gjallërinë dhe jeten qytetare, sotë i ngjanë “Orëve Policore” si në kohërat e regjimeve të kaluara, thuhet ne nje komunikate te Zyres për Informim te Partise NISMA për Kosovën- dega Prizren