[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nisin konspiracionet në Serbi – Trump po ia themelon ushtrinë Kosovës për para të majme



Mediat në Serbi po merren intensivisht me deklaratat e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes James Mattis, i cili tha se amerikanët do të reduktojnë prezencën e tyre ushtarake pasi ushtria e Kosovës të mandatohet për ruajtjen e territorit. Me këto deklarata kanë nisur edhe konspiracionet dhe propaganda se Administrata e Trump po ia bën Kosovës ushtrinë për para të majme.

“Ka ardhur koha për biznes të ri në Kosovë. Pas Wesely Clark dhe Madeleine Albright kompanitë e të cilëve në mënyrë të suksesshme e kanë shfrytëzuar mungesën e Serbisë në Kosovë dhe Metohi, si duket ka ardhur koha që përsëri të fitohen dollarë, kësaj here duke formuar ushtrinë” shkruan “Alo”

Madje, sipas kësaj gazete, stërvitjen e ushtarëve të Kosovës do t’a bëjë Kompania Military Professional Resources, Inc e cila drejtohet nga  Bantz J. Craddock, gjeneral i pensionuar amerikan. Po ashtu kjo kompani, sipas këtij mediumi të Beogradit, do ta pajisë ushtrinë e Kosovës me tankse dhe mjete tjera.

“Kompania e përmendur ka kohë që është e pranishme në Ballkan, veçmas janë shquar në stërvitjen e ushtarëve kroatë në operacionin “Oluja” dhe në bashkëpunim me UÇK’në terroriste pjesëtarët e së cilës i kanë stërvitur në Shqipërinë e Veriut” shkruan Alo.

Madje sipas “Alo” stafi i MPR ka kohë që operon në Kosovës në përgatitjen e kuadrove për ushtrinë e ardhshme të Kosovës.