Reprezentuesi islandez ishte arrestuar në korrik të vitit 2021, por më pas u lirua me kusht. E tani shërbimi i Prokurorisë në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se i ka mbërritur dosja nga policia e Manchesterit dhe ka nisur hetimin e plotë mbi rastin e Sigurdsson.
E përditshmja angleze ‘The Mirror’ ka raportuar se dosja përmban disa prova mbi vepra të shumta të ngacmimit sekusal me të mitura, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një rast.
Evertoni e kishte suspenduar yllin e tyre në vitin 2021 dhe që nga ajo kohë Sigurdsson më nuk ka luajtur futboll. “Everton mund të konfirmojë se ka suspenduar një lojtar në pritje të një hetimi policor. Klubi do të vazhdojë të mbështesë autoritetet me pyetjet e tyre dhe nuk do të bëjë asnjë deklaratë të mëtejshme në këtë moment”, thuhej në njoftimin e klubit anglez.
33-vjeçari rrezikon disa vite heqje lirie pasi akuzat ndaj tij janë shumë të rënda.