Dyert e kopshteve dhe çerdheve janë hapur tanimë për aplikimin dhe pranimin e regjistrimeve të reja për të vegjlit.
Procesi që filloi këtë të mërkurë do të zgjasë deri në datën 15 shtator. Këto ambjente u mbushën me prindër e fëmijë që me dokumenta në duar bënë dorëzimin e tyre.
Mes fëmijëve që u regjistruan për herë të parë kishte dhe nga ata që ishin më të ngazëllyerit e të gëzuarit për të frekuentuar këto ambiente për t’u argëtuar dhe lozur me bashkëmoshatarët.
“Jam 3 vjeç, më pëlqen të vi në kopësht që të loz me bebat.” Në çdo çerdhe e kopsht publik në Shqipëri janë të afishuara të gjitha dokumentacionet e nevojshme për regjistrimet dhe dorëzimi i tyre për regjistrimet e reja bëhet në këtë institucion deri më datë 15 shtator.