Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për krizën energjetike në Kosovë.
Siç njoftoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në këtë seancë do të diskutohet për shpalljen e Gjendjes Emergjente lidhur me krizën energjetike.
Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor mori vendimin për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, dhe të njëjtat i procedoi Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bazë të ligjit për energji.