Nis rrënimi i vilave në Batllavë

Ka nisur të enjten rrënimi i vilave që janë ndërtuar pa leje përreth Liqenit të Batllavës. Një aksion i tillë ishte planifikuar për të hënën. Por Policia e kishte shtyrë shkaku i situatës në veri. Rrënimi i vilave po bëhet me vendim të Inspektoratit të Komunës së Podujevës. Do të rrënohen pesë ndërtime.