[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nis rregullimi i varrezave të martirëve në fshatin Pastasellë



Rahovec, 2 mars 2017

Në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit , kanë nisur punimet për rregullimin e varrezave të 106 martirëve të cilët janë vrarë me 31 mars të vitit 1999, rregullimi i varrezave është duke u bërë përmes projektit ”Rregullimi i varrezave, lapidarëve të Dëshmorëve, martirëve në Rahovec, Brestoc, Drenoc, Senoc, Pastasellë ,Nagac dhe Opterushë”.

Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit për punët të cilat janë paraparë të kryhen përmes projektit ”Rregullimi i varrezave, lapidarëve të Dëshmorëve, martirëve në Rahovec, Brestoc, Drenoc, Senoc, Pastasellë ,Nagac dhe Opterushë”, tha se në kuadër të këtij projekti janë përfunduar rregullimi i lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Brestoc dhe Nagac. Punimet në kuadër  të kësaj kontrate janë duke u kryer në rregullimin e varrezave të martirëve në fshatin Pastasellë, më pastaj operatori do të punoj në rregullimin e varrezave të Dëshmorëve në qytetin e Rahovecit, lapidari i Dëshmorit në Drenoc, Opterushë, lapidari i Dëshmorëve nën “Majën e Shkodranit” dhe varrezat e martirëve në qytetin e Rahovecit.

Për fillimin e rregullimit të varrezave të martirëve, Ramadan Krasniqi, anëtar i këshillit të fshatit Pastasellë u shpreh se si ky projekt ashtu edhe projektet të tjera të cilat janë realizuar dhe ato që janë në realizim e sipër duhet falënderuar Kryetarin e Komunës Idriz Vehapin, i cili në vazhdimësi po kujdeset që të bëjë investime në fshatin tonë, fshat ky i cili është i prekur shumë gjatë luftës së vitit 1999.