• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Nis procesi i votimit në Itali, krahu i djathtë drejt fitores

nga Bota Press
25 Shtator, 2022
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Italia voton sot për të zgjedhur qeverinë e re në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.Sytë e botës, jo vetëm të vendeve evropiane, janë përqendruar te rezultati i këtyre zgjedhjeve, të cilat zhvillohen  në mes të një krize ndërkombëtare të paprecedentë.

Në orën 07:00 qendrat e votimit u hapën rregullisht në mbi 61,000 zona zgjedhore të shpërndara në të gjithë Italinë dhe do të mbyllen në orën 23:00.

Janë pothuajse 51 milionë qytetarë që do të votojnë, 46 milionë në Itali dhe më shumë se 4 milionë jashtë vendit.

Heshtja zgjedhore

Pas një fushate të shkurtër (por intensive) zgjedhore, të zhvilluar për herë të parë në verë, gjithçka u ndal në ditën tradicionale të heshtjes elektorale në të cilën, pas disa tubimeve në rrugë dhe në TV dhe polemikave në mediat sociale, qytetarët kanë mundur të ndalojnë për disa orë dhe të zgjedhin preferencën për t’u shprehur në qendrat e votimit.

Asnjë ndërhyrje publike, siç e kërkon ligji.

Çfarë thonë sondazhet?

Nëse ato janë të sakta, italianët do të zgjedhin qeverinë më të djathtë të vendit të tyre që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në krye të koalicionit që duket se do të sigurojë shumicën e vendeve në parlamentin italian është Giorgia Meloni, liderja e partisë “Fratelli d’Italia”, Vëllezërit e Italisë, e cila kryeson sondazhet me 36.5% të votave.

Nëse koalicioni i saj arrin të fitojë, ajo gjithashtu do të bëjë histori duke u bërë kryeministrja e parë grua e Italisë. Meloni, 45 vjeç, u rrit në një lagje të klasës punëtore në Romë, e cila njihet më shumë për kultivimin e aktivistëve të majtë sesa për prodhimin e politikanëve të zjarrtë të ekstremit të djathtë.

Partia e saj i ka rrënjët në lëvizjen neofashiste që doli nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore. Simbolet janë një tregues që faktojnë lidhjen e partisë me të kaluarën. Flamuri i partisë përmban një flakë trengjyrëshe që simbolizonte fashizmit në fillim të shekullit të 20-të.

Evropa është e shqetësuar

Në të njëjtën kohë, shqetësimi për perspektivën e një koalicioni qeveritar të ekstremit të djathtë që të marrë pushtetin në Itali mbizotëron në Bruksel.

Koalicioni Vëllezërit e Italisë (Fratelli d’Italia) me Giorgia Meloni, Lidhja e Veriut e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconi po dërgon mesazhe kontradiktore, të cilat shqetësojnë BE- në dhe NATO -n. Nga njëra anë, Georgia Meloni paraqitet si proatlantike, ndërsa nga ana tjetër Salvini dhe Berlusconi paraqiten si mjaft tolerantë ndaj presidentit rus Vladimir Putin./Botapressinfo/

Tags: ItalivotimiZgjedhjet

Të ngjashme

Kosovë

Hajnat ia mësyjnë restorantit ‘Grand Antika’ në Pejë, vjedhin kasafortën me mbi 25 mijë euro

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

“Në vend se të skuqet, sulmon Gjykatën”, Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Albulena Haxhiut

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Botë

Ushtarët rusë i dërgojnë mesazh Putinit: Komandantët tanë janë një organizatë kriminale

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

Ky është 50-vjeçari që ndërroi jetë papritmas dje në Klinë, familja njofton për vdekjen e tij

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Hajnat ia mësyjnë restorantit ‘Grand Antika’ në Pejë, vjedhin kasafortën me mbi 25 mijë euro
  • “Në vend se të skuqet, sulmon Gjykatën”, Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Albulena Haxhiut
  • Kaq do të kushtojnë zgjedhjet në veri
  • Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim
  • Sallahu pas rrëzimit të Ligjit për KPK-në: Do të vijë dielli patjetër, sepse jemi këtu për atë punë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.