Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbrëmë gjat një interviste ka thënë se e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin se çfarë marrëdhënie familjare ka ai me Gëzim Tosuni i cili pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Haxhiu bëri të ditur se Bislimi i ka treguar se në 50 vjetët e fundit ndoshta e ka takuar një herë.Me këtë deklaratë kanë filluar shakatë e shumta, duke u bërë virale në rrjete sociale.
Gazetari, Parim Olluri, e ka cilësuar si emocionuese këtë takim pas 50 viteve të dajës me nipin, duke thënë se nipi shpërthen në vaj nga bujaria e dajës, pasi e punëson në një bord të rëndësishëm shtetëror.
Ndërsa, gazetari, Shkumbin Kajtazi, ka krahasuar deklaratën e Willaim Walker, i cili para pak ditësh ka thënë se që dy vite nuk ka folur me Albin Kurtin, me atë të Besnik Bislimit e nipit të tij.
Një qytetar ka postuar videon e një personi i cili ka ardhur në vendlindje pas disa vitesh, e këtë ngjarje emocionuese ai e ka krahasuar atë të zëvendësministrit me nipin.
Një qytetar ka shkruar se as ai nuk e ka parë dajën që 50 vite e që shpreson të hyj edhe ai në ndonjë bord.