[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nikoliq zbulon se çka ka biseduar me Hashim Thaçin



Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq sot ka zbuluar një dialog që sipas tij, e paska pasur të martën e shkuar gjatë takimit në Bruksel, transmeton Koha.net.

Ai , sipas portalit ‘blic” të Beogradit, duke folur rreth murit në Mitrovicë e paska pyetur Thaçin: Sa është i lartë muri rreth shtëpisë tënde? Tri metra? E pse atëherë të pengon muri i lartë 80 centimetra, mur kaq të vogël nuk ke parë në jetën tënde”.

Nikoliq ka theksuar se mbështetja kryesore e presidentit kosovar ka qenë, siç ka saktësuar ai, “ja, e sheh, këtu është Bashkimi Europian, kurrë nuk do të mund të hyni në të, nëse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës”.

Kryetari serb ka akuzuar shqiptarë e Kosovës për “mashtrimin” që ia kanë bërë Beogradit lidhur me formimin Asociacionit të Komunave serbe dhe për murin që sipas tij ka qenë në marrëveshje.

Në fund Nikoliq ka thënë se delegacionet e Beogradit e të Prishtinës pas takimet në Bruksel u ndanë me premtimin se do të bëjnë çmos që në Kosovë të ketë paqe dhe se “nuk shtrohet pyetja do të ketë apo jo luftë” duke u kërcënuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.