[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nikoliq: Thaçit ia zgjata dorën, por i thashë se je kriminel



Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka thënën se gjatë negociatave në Bruksel me palën kosovare më 24 janar, i kishte thënë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se është kriminel

Nikoliq ka thënë se Thaçi filloi të flasë për krimë lufte, dhe për këtë arsye, Nikoliq i kishte thënë Thaçit “ti je kriminel”.

Megjithatë, media serbe “Kurir” thotë se Federica Mogherini ishte mjaft e tensionuar para takimit, transmeton Gazeta Express.

Vetë presidenti i Serbisë Nikoliq e ka konfirmuar për median serbe se i ka thënë presidentit të Kosovës se është kriminel.

“Unë nuk kam mundur të heshtë për një gjë të tillë, kam thënë se ai është akuzuar për krime lufte dhe për këtë arsye duhet të japë përgjegjësi”, ka thënë presidenti serb.

“Nuk kam bërë asnjë skandal, ia kam zgjatur dorën atij kur kemi hyrë në sallën e takimit”, ka konfirmuar Nikoliq.

Ndryshe, mbrëmë në Bruksel është mbajtur takimi i raundit të ri të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë. /