[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nikoliq nuk ka pranuar letër për shkëmbim territoresh me Kosovën



Presidenti serb, Tomislav Nikoliq nuk ka pranuar kurrfarë letre nga kongresmeni amerikan, Dan Rohrabacher lidhur me shkëmbimin e territoreve të jugut të Serbisë me veriun e Kosovës, shkruan e përditshmja serbe “Danas”.

Në zyrën e presidencës në Beograd kanë bërë të ditur për këtë të përditshme, se lidhur me këtë çështje kanë dëgjuar vetëm përmes medieve dhe se nuk janë në dijeni për një letër të tillë, transmeton Telegrafi.

Kohë më parë në media është raportuar se kongresmeni Republikan i cili aktualisht kryeson Komimtetin për Punë të Jashtme, kishte propozuar që të arrihet marrëveshja për shkëmbim territoresh “si një mënyrë për të qetësuar tensionet në Ballkan”.

Thuhet se ai, kishte deklaruar së fundmi se një opsion i tillë është i mundur dhe se nuk duhet injoruar. /Telegrafi/