[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nikoliq frikësohet se Thaçi e Mustafa do të kërkojnë njohjen e pavarësisë



Botapress, 31 Janar
“Serbia nuk do të pranojë në asnjë mënyrë që të bisedojë për njohjen e Kosovës si shtet, nëse pala e Kosovës tenton që këtë temë ta hap gjatë bisedimeve në Bruksel”, ky është qëndrimi zyrtar i Beogradit, të cilën e ka kumtuar për mediat ruse presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Ai këtë deklaratë e ka bërë duke komentuar rreth mundësisë që delegacioni i Prishtinës gjatë takimit të mërkurës në Bruksel të nxjerr në tavolinë një projekt-dokument që do të përmbante “marrëveshjen përfundimtare lidhur me njohjen reciproke – dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”.

Përveç kësaj mediat në Prishtinë potencojnë se është hera e parë që Prishtina zyrtare një propozim të tillë do ta paraqes në formë të shkruar, transmeton Telegrafi.

Arsyetimi që ka përgatitur Prishtina për Mogherinin, se pse ky dokument duhet të prezantohet në këtë formë, është fakti se Kosova si shtet po stagnon, respektivisht se po pengohet nga Beogradi  jo vetëm të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare dhe pranimin në OKB, por edhe i pamundësohet prezantimi i pavarur në institucionet evropiane.

Sipas medieve serbe Brukseli jo zyrtarisht është informuar për qëllimet e Prishtinës, por tani për tani nuk e ka konfirmuar apo mohuar nëse një kërkesë e tillë do të shqyrtohet.

Mogherini gjatë takimeve të fundit me përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit, ka paralajmëruar të dy palët që qëllimi i Brukselit është të që ulen tensionet dhe të vazhdon dialogu.

Kështu që është logjike të konstatohet që as BE-ja nuk do ta vë në tavolinën e bisedimeve këtë propozim, pasi që një dokument i tillë në asnjë mënyrë nuk i kontribuon uljes së tensioneve.