Epidemia e sëmundjes CKDU tashmë është shfaqur kryesisht në rajone të nxehta rurale të shteteve si El Salvadori dhe Nikaragua, ku një numër jashtëzakonisht i lartë i punëtorëve bujqësorë po vdesin nga dështimi i pakthyeshëm i veshkave. Kjo sëmundje është ndryshe nga forma e zakonshme e sëmundjes kronike të veshkave (CKD), që është humbje progresive e funksionit të këtij organi kryesisht te personat e moshuar dhe tek ata që janë të prekur nga probleme të tjera shëndetësore, si diabeti e shtypja e lartë e gjakut.
Sëmundja CKDU ka filluar të regjistrohet edhe te një numër i madh i njerëzve që bëjnë punë të rëndë fizike në temperatura të larta, në pjesë të tjera të Amerikës Qendrore, por edhe në Amerikën Veriore, në Amerikën Jugore, në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe në Indi, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.
Veshkat janë përgjegjëse për baraspeshën e lëngjeve në trup, që i bën veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave ekstreme. Ka konsensus të punonjësve shëndetësorë, që po del në pah se sëmundja CKDU duhet të njihet si lëndim i lidhur me stresin e nxehtësisë, ku punëtorët po kanë dëme “të heshtura” në veshka përditë përderisa janë në fusha. Kjo mund të zhvillohet në sëmundje të ashpër të veshkave ose në dështim të plotë të tyre me kalimin e kohës./Botapress.info/