Botapress, 7 Korrik – Është ngritur aktakuzë kundër ish-ministres së Integrimeve Europiane, si dhe ndaj katër zyrtarëve të tjerë, në mesin e tyre dhe Demush Shasha, i cili është përfolur emri i tij për si ambasador nga Vetëvendosje në Bruksel.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër ish-ministres së Integrimeve Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj, Demush Shasha, Nuhi Osmani, dhe F.M. për vepra të ndryshme penale.
Dhurata Hoxha akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Po ashtu F.M., Demush Shasha, Kushtrim Cakaj dhe Nuhi Osmani akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Ndryshe, Demush Shasha ishte raportuar si emër i mundshëm për ambasador në Bruksel nga VV.
Gjithashtu duhet theksuar se Shasha ka qenë Sekretar në Ministrinë e Integrimit Europiane./Botapress/