[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ngrihet aktakuzë ndaj një ish-kryetari komune dhe tetë zyrtarëve të saj



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsion.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër dhjetë të pandehurve për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, “Dhënia e Rryshfetit”, “Marrja e Ryshfetit”, dhe “Ushtrimi i ndikimit”, “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”.

Sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit janë SH.B., N.Z., H.G,. M.S,. F.R., H.V., E.R., B.R., D.A., B.K.

“Në mesin e të akuzuarve është një (1) ish Kryetar Komune dhe tetë (8) zyrtarë tjerë të asaj Komune si dhe një (1) ndërtues. Për të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod, se në cilësinë e personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë, ku kanë tejkaluar autorizimet e tyre, gjithnjë me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo për të tjerët dhe me këtë duke i shkaktuar dëm tani të dëmtuarave: komunës në fjalë dhe ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e AKP-së, në atë mënyrë që duke vepruar në bashkëkryerje me dashje direkte, në mënyrë të kundërligjshme, kanë nxjerrë vendime, me të cilat fillimisht kanë eksproprijuar dhe më pas kanë tjetërsuar pronat shoqërore dhe pronat komunale, me qëllim të eksploatimit të xehejes së nikelit. Të njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtorë dhe t’i gjykojë sipas ligjit./Insajderi.com