Një grup i madh hulumtimesh sugjerojnë që reputacioni i djathit si një ushqim i yndyrshëm, që dëmton zemrën, nuk është i vërtetë. Kur bëhet fjalë për peshën dhe rezultatet e tjera kryesore shëndetësore (dhe duke lënë mënjanë çështjen e intolerancës ndaj laktozës), djathi është neutral në rastin më të keq, dhe ndoshta edhe i mirë për ju.
Shkencëtarët pohojnë se ngrënia e 40 gram djathë çdo ditë është e mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Këto gjetje për zemrën vijnë nga një meta-analizë e 15 studimeve vëzhguese që analizuan efektet e marrjes së djathit në rrezikun kardiovaskular.
Bashkautori i studimit, Li-Qiang Qin , punon në Departamentin e Ushqyerjes dhe Higjienës së Ushqimit në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit Soochow në Kinë. Ai dhe kolegët e tij publikuan në dhjetor 2017 rezultatet e kërkimit të tyre në revistën shkencore European Journal of Nutrition.
Djathi është padyshim një nga ushqimet tona të preferuara. Përmban lëndë ushqyese që janë të dobishme për shëndetin. Të tillë janë kalciumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12. Por, ka edhe shumë yndyrna të ngopura, të cilat mund të rrisin nivelet e kolesterolit. Kjo nga ana tjetër rrit rrezikun për zemër dhe goditje në tru./Botapress.info/