Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. 32-vjeçari me inicialet A.SH., ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë nga babai i tij me inicialet R.SH. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.
32-vjeçari me inicialet A.SH., ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë nga babai i tij me inicialet R.SH.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në familje, raportojnë mediat në Shqipëri.
I plagosuri pasi ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Beratit, është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
66-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Beratit për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.