Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Yll Morina”, në Gjakovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.“I plagosuri është dërguar në trajtim mjekësor në spital, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësite policore”, tha Gjurkaj.
Tutje ka thënë se hetimit lidhur me rastin po vazhdojnë./Botapress.info/