Ngjarje e rëndë: Babai harron foshnjën 14-muajshe në makinë, fëmija ndërron jetë, dyshohet se..

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një foshnjë 14 muajshe ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, duke vdekur në makinë për shkak të nxehtësisë.

LEXO EDHE KETE

Krejt çka dihet për tmerrin mes kushërinjëve që tronditi Skënderajn

Përgjegjës për vdekjen e foshnjës ishte babai i saj, i cili e harroi fëmijën në automjetin e parkuar për orë të tëra. Lajmi tragjik vjen nga një qytet në jug-perëndim të Francës, i cili është prekur veçanërisht shumë nga vala e të nxehtit që po prek të gjithë Evropën.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar, kur babai kishte marrë me vete në makinë foshnjën për ta lënë në çerdhe.

Mirëpo, ai harroi se e kishte fëmijën në sediljen e pasme të makinës, ndaj nuk e dorëzoi kurrë në stacion. Më pas ai parkoi makinën nën diellin e nxehtë me fëmijën fatkeq brenda, e cila gjeti vdekjen./Botapress.info/

ngjashme