Ngjarja në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën, ku pa shenja jete mbetën kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i po kësaj partie, Blerand Kadrijaj.
Telegrafi mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj dhe Prokurorja e Rastit, Valbona Haxhosaj.
Ndryshe, për mbytjen e dyfishtë në Pejë kanë reaguar liderët e institucioneve dhe partive politike, duke kërkuar nga organet e hetuesisë që të zbardhet rasti sa më shpejt.
Përveç Kryeprokurorit dhe prokurores në vendin e ngjarjes shihen numër i madh i hetuesve policorTë mërkurën mbrëma, Dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, pas një konflikti, janë gjuajtur me armë zjarri ku dhe kanë mbetur pa shenja jete.
Po ashtu vëllai i Astritit, Avniu, është plagosur, i cili sipas mjekut kujdestar në spitalin e Pejës, është rrezikut për jetë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për Telegrafin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20: 20, afër Shkollës së Mesme “Ali Hadri”.
Pas patrullimi në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dy revole dhe disa fishekë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë aktit.