Nga Ukraina në Tajvan- Si po i viziton Hoti zonat e rrezikshme botërore?

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkuar për vizitë në Tajvan bashkë me ligjvënësit evropianë. Ndonëse, mediat botërore po shkruajnë se ekziston një rrezik për pushtimin e Tajvanit, kjo nuk e ka ndaluar Hotin ta vizitoj këtë shtet. Hoti kishte vizituar edhe Ukrainën, edhe pse ishte në mes të luftës me Rusinë.

Delegacioni i 8 anëtarëve të IPAC nga  Bashkimi Evropian, Gjermania, Belgjika, Britani e Madhe, Kosova, Ukraina dhe Çakia po vizitojnë Tajvanin, ku do të diskutojnë për lehtësimin dhe rritjen e shkëmbimeve parlamentare, si dhe thirrje për bashkëpunim në tregti dhe investime.

LEXO EDHE KETE

Përleshje fizike në Gurrakoc të Istogut, e përfshirë edhe një grua

Pjesë e këtij delegacioni është edhe deputeti, Avdullah Hoti.

Hoti kishte vizituar edhe Ukrainën në ditët më të rrezikshme pasi filluan bombardimet nga Rusia. Ai kishte qëndruar në Ukrainë për dy ditë. Hoti ka qenë i ftuar nderi në “European Jewish Association” që u mbajt në kryeqytetin ukrainas./Botapress.info/

ngjashme