Ish-komandanti i trupave të NATO-s, Welsey Clark, nga sot do të jetë këshilltar special i Armend Mehajt, ministrit të Mbrojtjes së Kosovës.
Clark e ka pranuar ftesën e Mehajt për të qenë këshilltar i tij. Ai sot ka ardhur në Kosovë ku është takuar me Armend Mehajn dhe Rrahman Ramën, kryetarin e FSK-së.
Gjenerali amerikan e ka udhëhequr fushtatën 78-ditëshe të NATO-s kur kanë bombarduar caqet e ushtrisë serbe. Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës është përgatitur për pritjen madhështore të prijësit të aksionit bombardues mbi Serbinë 22 vjet më parë si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, Wesley Clark.
Miku i madh i shqiptarëve, gjenerali Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së. I njëjti gjatë ditës do të takohet me krerët e shtetit të Kosovës.
Gjenerali amerikan Clark nis vizitën në Kosovë
Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark ka arritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve vjen në Kosovë me ftesë të ministrit Mehaj, dhe do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.
Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, sot në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.
Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror. Pas takimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie.
Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca./Botapress/