Vajza e Anita dhe Ramush Haradinajt ka mbyllur një kapitull të shkollës, për të filluar me një kapitull të ri si e quan nëna e saj “rrugëtim me 4 korsi”.
Hana Haradinaj ndonëse nuk njihet për publikun e gjerë, është vajza e Ramush Haradinajt dhe moderatores Anita Muçaj Haradinaj.
Dyshja jo rrallë herë postojnë imazhe të bukura familjare, e postimi i fundit i Anitës është një nga ta. Vajza e tyre ka përfunduar shkollën dhe Anita i uron më të mirat në rrugëtimin e ri.
“Hane, nga ketu fillon rrugetimi i jetes ne 4 korsi! Shendeti, fati, suksesi dhe dashuria! Uroj te ecesh drejt pa gabime dhe sigurte! @ramushharadinajks” ka shkruar Anita.
Ajo që vihet re në këto fotografi shihet sa shumë është rritur Hana dhe sa vajzë e bukur është bërë.