Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë blerjen e një sistemi të avancuar raketor për Kievin në Samitin e G7, shkruan The Independent, përcjell Botapress.info
Zotimi vie teksa liderët e G7 do të bisedojnë nëpërmjet një video lidhjeje të paraparë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Biden pritet të njoftojë që Shtetet e Bashkuara janë duke ofruar një sitem raketor drejt Ukrainës, si dhe një mbështetje shtesë artilerike, sipas disa burimeve zyrtare nga ShBA.
Kuptohet se Shtetet e Bashkuara janë duke blerë sistemin Nasamas, një sistem anti-ajror norvegjez.
Nasams është sistemi i njejtë që përdoret nga ShBA për të mbrojtur hapësirën e ndjeshme ajrore rreth Shtëpisë së Bardhë në Washington./Botapress.info/