• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Nga PSD-ja dalin kundër Superligës evropiane të futbollit

nga Botapress.info
19 Prill, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Edhe nga Partia Socialdemokrate në Kosovë kanë reaguar kundër 12 klubeve elitare evropiane të futbollit, të cilat kanë vendosur që të dielën në mbrëmje ta zyrtarizojnë krijimin e një lige të re evropiane, e cila vjen si alternativë e Ligës së Kampionëve. “Superliga”, siç është quajtur, është kundërshtuar ashpër nga UEFA dhe FIFA, të cilat kanë kërcënuar me përjashtimin e këtyre ekipeve dhe lojtarëve të tyre nga garat tjera futbollistike.

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, e ka quajtur këtë kompeticion të ri “kartel të futbollit. Ai ka thënë se pronarët e 12 klubeve themeluese të kësaj lige, Real Madridi, Atletico Madridi, Barcelona, Arsenali, Chelsea, Manchester City, Manchester Unitedi, Liverpooli, Tottenhami, Interi, Milani dhe Juventusi, po vendosin për të ardhmen e gjithë futbollit.

“Kjo nismë shkatërron klube e shterron qytete. S’ka më arsye për investime e kualifikim. Livorno ose Leeds praktikisht s’do të mund të luajnë kurrë me Barcelonen ose Realin. Pronari i Juventusit, Agnelli, paska deklaruar se këto klube “përfaqësojnë” qindra miliona adhurues në mbarë botën. 12 pronarë po vendosin për të ardhmen e futbollit. Shpesh ndodh që këta s’janë as ndjekës të futbollit”, ka shkruar Hyseni.

Postimi i tij i plotë:

Super Liga evropiane është kartel i futbollit

12 ekipet më të pasura në Evropë po e formojnë një ligë të re. Paskan vendosur bosët se si do të organizohet e si do të duket sporti më i shikuar e më i dashur në botë.

Kjo nismë shkatërron klube e shterron qytete. S’ka më arsye për investime e kualifikim. Livorno ose Leeds praktikisht s’do të mund të luajnë kurrë me Barcelonen ose Realin. Pronari i Juventusit, Agnelli, paska deklaruar se këto klube “përfaqësojnë” qindra miliona adhurues në mbarë botën. 12 pronarë po vendosin për të ardhmen e futbollit. Shpesh ndodh që këta s’janë as ndjekës të futbollit.

Shpirti garues, kënaqësia e lojës, kolektiviteti dhe shokët e skuadrës ka kohë që janë pushtuar e zvenitur nga spektakli i yjeve që konkurron për miliardat e marketingut, reklamës e të drejtave televizive.

Kjo mundet me qenë mundësi për fansat e futbollit. Kritika për neoliberalizmin nuk është diskutim jashtë përditshmërisë. Futbolli evropian po mbërrin aty ku është BE si strukturë organizimi: marrëveshje në formë karteli. Përveç kartelit financiar e industrial, tash e kemi edhe kartelin e futbollit./Botapress/

Tags: FutbollPSD

Të ngjashme

Kosovë

Presidentja: Serbia prapa sulmit terrorist, ndihmohet vazhdimisht nga Putini

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Kosovë

Qeveria thirrje Vuçiqit: Tërhiqi të gjitha trupat nga vija kufitare

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Lajme

William Walker nderon Heroin Afrim Bunajku INSAJDERI

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Lajme

Mero Baze: Banda propagandistike e Albin Kurtit në Prishtinë dhe Tiranë! Kush janë ata?

nga Bota Press
30 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Presidentja: Serbia prapa sulmit terrorist, ndihmohet vazhdimisht nga Putini
  • Qeveria thirrje Vuçiqit
  • Vjen deklarata e papritur nga Vuçiq për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
  • Qeveria thirrje Vuçiqit: Tërhiqi të gjitha trupat nga vija kufitare
  • Armatimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, Ambasadori Hovenier: S’është për ushtrime

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.