Memli Krasniqi, i cili nga sot do të drejtojë partinë më të madhe opozitare PDK’në, ka lindur në Prishtinë më 25 janar 1980 ku ka kryer shkollimin fillor në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.
Memli Krasniqi tanimë zyrtarisht është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pasi ka marrë shumicën e votave të delegatëve të partisë.
Më poshtë Gazeta Botapress ju sjellë gjashtë fakte rreth tij që ndoshta s’i keni ditur:
2. Shkollimin e mesëm ai e kreu në gjimnazin “Xhevdet Doda”, më Prishtinë, teksa i ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
3. Për shumë vite ai është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”.
4. Nga viti 2004 ka filluar rrugëtimi politik i tij në PDK’në e Hashim Thçit.
5. Ai ka qenë dy herë ministër, duke drejtuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga vitit 2011 deri në vitin 2014 dhe nga 2014 deri në vitin 2017 atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Memli është i martuar me Melizën dhe kanë kanë tre fëmijë./Botapress/