Ka shumë zhvillime që po ndodhin sot derisa kriza në Ukrainë po vazhdon. Gazeta Online Reporteri.net ua sjell një përmbledhje të BBC-së rreth këtyre zhvillimeve të fundit që kanë trazuar globin.
Vladimir Putin ka thënë se sot do të merret një vendim për njohjen e “republikave popullore” separatiste Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.
Kjo, siç raporton BBC, erdhi menjëherë pasi udhëheqësit e Republikës Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut i bënë thirrje Putinit që t’i njohë rajonet e tyre.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace i tha parlamentit britanik se ka “shkak të fortë për shqetësim se Presidenti Putin është ende i përkushtuar ndaj një pushtimi të Ukrainës”.
Presidenti amerikan, Joe Biden ka rënë dakord “në parim” për të mbajtur një takim zyrtar me Putinin për të diskutuar krizën, por Rusia thotë se bisedat për një samit janë të parakohshme dhe “nuk ka plane konkrete” për një takim.
SHBA thonë se ka “informacion të besueshëm” se forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve që do të vriten ose dërgohen në kampe në rast të një okupimi ushtarak.
Disa linja ajrore të mëdha evropiane kanë njoftuar se ose do të pezullojnë ose do të zvogëlojnë fluturimet drejt Ukrainës për shkak të shqetësimeve të sigurisë. /Botapress.info/