[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nga mjetet piroteknike në Kosovë, njëri humbi synin



Stafi kujdestar i QKUK’së u ka ofruar ndihmë mbrëmë dhjetëra personave, shumica e pacientëve u lënduan nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Nga rastet më të rënda që u shënuan mbrëmë ishte humbja e njërit sy tek një pacient si dhe këputja e gishtrinjëve tek disa të tjerë- njoftojnë zyrtarët e QKUK’së.

Ndërkohë që disa persona të tjerë janë lënduar nga përdorimi i armëve të ftohta si dhe nga përdorimi i revoleve. Ndërsa,  një person tjetër ka humbur jetën në komunikacion, saktësisht në fshatin Sllatinë të Fushë – Kosovës.