Nga Kosova deri në Arabinë Saudite, këto janë dënimet në rast të përdhunimit

Vendet në mbarë botën kanë ligje të ndryshme kundër dhunës seksuale. Megjithëse, është pranuar përgjithësisht në të gjitha kulturat se përdhunimi është një nga krimet më mizore që një njeri mund të kryejë, rastet vazhdojnë të rriten.

Viktimat e përdhunimit, zakonisht femra, por nganjëherë meshkuj dhe trans-gjinorë, kalojnë dhimbje fizike, emocionale dhe mendore që kërkon shumë kohë për t’u shëruar, shkruan Pathlegal, transmeton Insajderi.

Ja disa nga dënimet që marrin përdhunuesit në vende të ndryshme të botës.

Azia Jugore:

1. Indi: Dënim me burgim të përjetshëm deri në vdekje. Përdhunuesi dënohet me burgim deri në (14 vjet), me burgim të përjetshëm, apo edhe me vdekje në raste të rralla.

2. Pakistan: Dënim me vdekje. Përdhunimi në grup, ngacmimi i fëmijëve dhe përdhunimi dënohen me vdekje.

3. Afganistan: Përdhunuesi qëllohet në kokë ose varet për vdekje

Amerika e Veriut:

4. SHBA: Përdhunuesit i jepen dënime të ndryshme me burgim deri në burgim të përjetshëm. Dënimi këtu mund të variojë nga disa vjet deri në burgim të përjetshëm.

5. Kanada: Dënime të ndryshme burgimi me minimume të detyrueshme nga 1-14 vjet për sulm seksual, por jo me vdekje.

Ligji kanadez nuk e sheh burgimin e përjetshëm ose dënimin me vdekje si një pengesë efektive për rastet e sulmeve seksuale. Megjithatë, ka dënime minimale të detyrueshme nga 1-14 vjet.

Vendet e Lindjes së Mesme:

6. Egjipt: Vdekje me varje. Egjipti ndjek një nga dënimet e rënda për vdekje me varje.

7. Iran: I varur për vdekje. Përdhunuesit në Iran dënohen me vdekje, ndonjëherë me varje, por nganjëherë gjoja edhe me gurë.

8. Arabia Saudite: Prerja e kokës brenda ditëve. Dënimi për përdhunim në Arabinë Saudite është prerja e kokës në publik, por paraprakisht përdhunuesit i jepet një qetësues.

Evropa:

9. Francë: 15 vjet burgim. Bëhet fjalë për 15 vjet burg për përdhunim, që mund të zgjasin deri në burgim të përjetshëm, në varësi të masës së dëmit dhe brutalitetit në sulmin seksual.

10. Rusia: 3 deri në 20 vjet. Përdhunuesit në Rusi dënohen zakonisht me 3-6 vjet burg. Në varësi të sulmit seksual, dënimi mund të rritet deri në 20 vjet.

Azia:

11. Japonia: 20 vjet burg. Njëzet vjet burgim për krimet e sulmeve seksuale.

12. Kinë: Dënim me vdekje. Kryesisht në Kinë përdhunuesi dënohet me vdekje.

13. Koreja e Veriut: Vdekje nga skuadra e pushkatimit. Dënimi për përdhunuesit është me vdekje me pushkatim.

Sa dënohesh në Kosovës në rast të përdhunimit.

Sipas Kodit Penal të Kosovës kushdo që detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e personit tjetër dënohet me dy vite deri në dhjetë vite burg.

Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual duke e kanosur me zbulimin e një fakti që do të dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personit të tillë apo të personit të lidhur ngushtë me personin e tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.

Nëse vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet ndaj personit i cili është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësisë së zvogëluar mendore ose fizike, çrregullimeve apo paaftësive mendore ose fizike ose shtatzënisë, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet“.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme u bë e ditur se 5 meshkuj kosovarë kanë dhunuar seksualisht një të mitur 11 vjeçare.

Gjykata Themelore në Prishtinë tashmë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy vëllëzërve që dyshohet se së bashku me katër persona të tjerë dhunuan të miturën gjatë të shtunës./Botapress.info/

ngjashme