Amerika, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Kanada, Pakistani, Dubai, Kroacia dhe Turqia ishin disa nga shtetet që kanë uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, por edhe kanë vendosur flamurin e shtetit tonë në ura, objekte e hapësira të ndryshme.
Kosova një ditë më parë ka shënuar 14 vjetorin e pavarësisë, ndërsa në vend janë mbajtur një mori aktivitetesh.Në Kosovë është mbajtur seancë solemne, janë bërë homazhe e Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me Policinë kanë parakaluar në sheshin e Prishtinës.
Në këtë përvjetor vendi ka marr urime të shumta nga liderë botëror, presidenti amerikan, Joe Biden, ai i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth R, nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella etj.
E përveç këtyre urimeve, disa shtete kanë përshëndetur dhe mbështetur Kosovën edhe me mesazhe nga kryeqytetet e tyre, duke vendosur flamurin e Kosovës.
Në Kanada, në Pakistan, Dubai, Kroaci etj, është vendosur flamuri i Kosovës ose shatërvanët janë zbukuruar me ngjyrat e flamurit të shtetit të Kosovës.
Më poshtë keni postimin e ambasadave. /Botapress.info/
LEXO EDHE KETE