Eurodeputeti austriak i cili lobon fuqishëm për Kosovën, Lukas Mandl, po qëndron për një vizitë në Izrael. Në Jerusalem ai ka njoftuar se është takuar me ambasadoren e Republikës së Kosovës atje, Ines Demiri.
Ai e ka falënderuar diplomaten kosovare për pritjen e bërë, derisa ka thënë se Izraeli me pranimin e pavarësisë së Kosovës i ka dhënë botës edhe një herë një shembull të mençurisë dhe vizionit.