[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nga aktiviteti zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër



Kuvendi i Nëndegës së LDK-së në Zimmerberg/ZH zgjodhi z. Skender Meka kryetar të nëndegës Nëndega e LDK-së në Zimmerberg/ZH

Sot, më 11.02.2017 në një atmosferë pune mbajti kuvendin e saj zgjedhor. Pas zgjedhjës së kryesisë së punës në vazhdim Z. Skender Meka, përshëndeti të pranishmit duke i uruar mirëse ardhje në këtë kuvend zgjedhor. Në vazhdim z. Skender Meka paraqiti raportin e punës për aktivitetin, i cili në detaje i informoj kuvendarët për punën dhe aktivitetin e kësaj nëndege në mes dy kuvendeve. Kuvendi miratoj raportet e punës dhe raportin financiar, ku në raportet e tyre u përmend kontributi i kryesisë dhe anëtarësisë së kësaj nëndege gjatë periudhës në mes dy kuvendeve. Në këtë kuvend u zgjodhën kryetari dhe kryesia prej 11 anëtarëve si dhe delegatët për kuvendin e Degës së LDK-së në Zvicër. Kryetar i nëndegës u zgjodhë z. Skender Meka. Punimet e kuvendit i përcollën anëtarët e komisionit të degës së LDK -së në Zvicër z.Zeqir Gjukaj dhe Lulzim Maliqi. Kuvendin e përshëndeti edhe anëtari i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër z. Zeqir Gjukaj në të cilën i uroj punë të mbarë kuvendarëve dhe suksese në punën e mëtejme kësaj nëndege. Kuvendarët zgjodhën edhe 4 delegatë të cilët do ta përfaqsojnë Nëndegën në kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër. Në fund kryetari i posa zgjedhur z. Skender Meka falenderoj kuvendarët për besimin e dhënë duke u zotuar se do të punojmë si ekip i mirë në të mirë të forcimit të LDK-së dhe avancimit të organizimit të kësaj nëndege në dobi të anëtarësisë së LDK-së dhe komunitetit shqiptar në regjionin e Zimmerberg/ZH.

Sektori për informim16706825_10208004901711319_1646301697_n