‘Nga 5-20 mijë euro nata’, sipërmarrësi i njohur zbulon cilat janë ‘kriteret’ e eskortave shqiptare në Dubai

Çfarë kriteresh duhet të kenë eskortat që të gjejnë ‘punë’ në Dubai?Sipërmarrësi Fisnik Syla ndërsa ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Breaking” ku ka folur në lidhje me skandalin e vajzave shqiptare në Dubai, që kthehen në eskorta.

Syla u shpreh se pagesat për ekskortë në Dubai varjojnë nga 5 mijë euro deri në 20 mijë euro për një natë.

Mes të tjerash, Sula tha se sheikët kanë edhe disa karakteristika kur i përzgjedhin vajzat. Ai u shpreh se Ambasada Shqiptare në Dubai duhet të pyetet në lidhje me këtë temë.

LEXO EDHE KETE

Njerëzit e politikës që kanë vila në “vendin e krimit” në Brezovicë

“Ambasada Shqiptare në Dubai duhet të pyetet në lidhje me vajzat shqiptare të cilat përfundojnë si eskorta.

Pagesat mund të shkojnë deri në 20 mijë euro deri në një natë”, u shpreh Syla.

Mes të tjerash, sipërmarrësi sqaroi se, “ka disa karakteristika, se sa është e famshme, sa është e bukur në momentin që vajzat rekrutohen. Pagesa tavan fillon që 5 mijë deri në 20 mijë euro”.

Sipërmarrësi u shpreh se vajzat shqiptare rekrutohen si stjuardesa dhe përfundojnë si ekskorta.

Ai ka bërë thirrje që vajzat të mos mashtrohen, pasi në Dubai ka edhe mundësi që të punosh në kozmetikë, apo biznese të tjera me pagesa mbi 4 mijë euro.

Trajnerja personale, Ismerilda Gongo e cila punon në Dubai, ka rrëfyer për “Breaking” se ka shumë vajza të cilat punojnë si eskorta, por nuk njihte shqiptare.

“Ka shumë vajza që në rrjetet sociale pyeten se sa e kanë pagën, që marrin mesazhe.

Vajza shqiptare nuk njoh që punojnë si ekskorta, por ka të huaja”, u shpreh me të tjerash Gongo.

“Në Dubai çdo gjë është e kontrolluar. Askush nuk të mashtron dot që t’i të firmosësh si stjuardesë dhe më pas të përfundosh si ekskortë, vetëm nëse do donin vetë”, ka sqaruar më tej trajnerja./Botapress.info/

ngjashme