[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nexhmedin Spahiu e quan Edi Ramën patriot të rrejshëm



Jo vetëm që është patriotizëm i rrejshëm, në fakt antipatriotizëm, por edhe budallak kulmor. Nuk është kurrëfarë presioni ndaj BE-së. Bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk rrezikon askënd pos Kosovës e Shqipërisë. Bashkimi Kosovë- Shqipëri le që nuk e rrezikon Serbinë (Bashkimin Evropian jo se jo) po as Malin e Zi e Maqedoninë.

Të vetmit që do ta pësonin nga ky bashkim do t’ishin Kosova e Shqipëria të cilat përkundër ndihmës enorme të aleatëve të tyre nuk po mirëqeverisen. Nëse do të ndodhte ky bashkim, Prishtina do të trajtohej nga Tirana më keq se sa po trajtohet aktualisht Kukësi. Kjo në rast se Tirana do të ishte kryeqytet i këtij shteti. Nëse Prishtina do t’ishte kryeqytet, atëherë Tirana do të trajtohej me keq se sa aktualisht po trajtohet Mitrovica. Duhet të jesh i droguar fort qe të flasësh atë cfarë foli Edi Rama.