[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Netja Betja: Ja pse Vetëvendosje injorohet nga diplomatët e huaj?  



Shpend Ahmeti po thotë që ambasadorët e Republikës së Kosovēs nëpër botë po e denigrojnë VV-ën në sytë e atyre shteteve .

Si duket Ahmetit po i pëlqen me mendu kështu ndërsa realiteti është se me veprimet dhe politikat e aktivistëve përkatësisht lidershipit të Vetëvendosjes po e denigrojnë vetën para ambasadorëve të huaj në Kosovë. Më poshtë po i numroj vetëm disa incidente me ambasadorët e huaj dhe VV-së si dhe disa opinione të ambasadorëve për VV-ën:

– Më 19 shkurt 2016, ambasadori amerikan në Kosovë thotë- jam i neveritur nga liderët e VV-së ….

– Më 27qershor 2015, ndodh një incident me deputetēn e VV-së Albulena Haxhiu me ambasadorin holandez në Kosovë .

– Më 30 Dhjetor 2015, ambasadori norvegjez në Kosovë Jan Braathu shprehet për VV se ajo ka zgjedhë rrugën e izolimit si Enver Hoxha.

– Me 29 qershor 2013, aktivistët e VV-së e sulmojnë fizikisht ambasadoren amerikane në Kosovë Jacobson.

– Dhjetor 2012, Albin Kurti përmes një letre kërcnon ish-sekretaren amerikane të Shtetit , Madeleine Albright se nëse ajo do të vizitoj Kosovën ai do të nxjerr njerëzit e tij në rrugë.